Kristiana Capo e nisi karrierën e saj në tregun shqiptar duke krijuar një channel në youtube me emrin Kristiana Capo në të cilin ka mbi 200 video ku tregohet qartazi puna e palodhshme në shpërndarjen e dijes në profesionin e saj si inxhiniere kimiste, ka dhënë kontribut në mbi 1000 nxënës dhe studentë të ndryshëm në të gjithë diasporën shqiptare në transmetimin e këtyre njohurive në mënyrën më të mirë të mundshme atëherë kur për Shqipërinë mësimi online ishte një sfidë gjatë periudhës së pandemisë së tetorit të vitit 2020.
Kujdesi personal me Kristianën
Më pas natyra enegjike dhe tepër dinamike e Kristianës, bëri të eksploroj në fushën e Bukurisë dhe Kujdesit personal. Kujdesi i veçantë i lëkurës, prezantimi i një looku të thjeshtë sa më natyral, dhe natyra kureshtare e saj e çoj në studime të reja mbi prodhimin e produkteve bimore për kujdesin e fytyrës, flokut, duarve dhe trupit.
Sot Kristiana ka një markë të vetën të personalizuar, produktet e së cilës i tregton në arenën ndërkombëtare.
Kristiana është autore e 4 publikimeve në resvistave shkencore internacionale në fushën e kërkimeve shkencore në Oxford, Varshavë, Austri dhe Francë si dhe autore e 2 botimeve kombëtare në Shqipëri në buletinet shkencore të Tiranës dhe Vlorës
Magic is believing in yourself, if you can do that you can make anything happen
Imagine with all
Your Mind
Believe with all
Your Heart
Achieve with all
Your Might
Kristiana Capo
Kristiana ka dhënë kontribut të vazhduar jo vetëm në fushën e mësimdhënies por dhe në fushën e mentorimit, ku aktualisht vazhdon studimet për “Zhvillim Social”, Barcelonë, Spanjë mbi fuqizimin dhe motivimin e femrave. Mentore e disa Masterclass-ve, Webinareve dhe Trajnimeve në fushën e zhvillimit personal.
Kristiana Capo
Së fundmi është autore e librit bestseller në Amazon “How increasing your self esteem during an online lesson”, dhe autore e librit “Beyond your Beauty” me këshilla dhe receta për kujdesin personal. Kristiana ka dhënë për bamirësi të gjitha fitimet që do të vijnë nga libri i saj i titulluar “Aromë Poezie”, për fëmijët me spektrin e autizmit Për shoqatën “Autizmi Flet” me vendodhje në Tiranë.
Formula ime kimike e lumturisë mbështetet në këto 4 shtylla:
1-Zhvillo mendjen
Foli vetes pozitivisht, mos e gjyko edhe as mos e ndërshko veten, gjithmonë dil përpara pasqyrës dhe thuaj me zë të lartë “Të dua vetja ime, je gjithçka me vlerë që unë kam”
2-Ushqehu shëndetshëm
Ushqehu duke patur një disiplinë të rregullt, kurrë mos anashkalo oraret, respekto masën e të ngrënit dhe sigurohu që pjata jote të ketë sa më shumë kombinim ngjyrash.
3-Qëndro aktiv
Të jesh aktiv do të thotë të praktikosh sporte të ndryshme të cilat rritin adrenalinën dhe ulin ndjeshëm hormonet e stresit, gjej 30 minuta kohë ditore dhe ndërmerr një aktivitet stërvitor për të stërvitur muskujt dhe muskulin kryesor trurin.
4-Qëndro pozitiv
Pavarësisht gjithçkaje të menduarit tepër të çon vetëm në një rrugë të vetme e të sigurtë çekuilibrim të mirëqënies tënde mendore prandaj, qëndro pozitiv duke lexuar, dëgjuar muzikë, udhëtuar, kërcyer, shmang komunikimet e tepërta me njerëz toksik, dil në natyrë, shkruaj një fletë ditari, ka aktivitete të ndryshme që ju nxjerrin nga negativja thjesht të duhet të VEPROSH.